Vllaznia fiton duelin me Partizanin në “Loro Boriçi” në një ndeshje mjaft të luftuar deri në shtesën e saj.
Në 45 minutat e para shkodranët e drejtuar nga Thomas Brdaric krijojnë volum dhe shumë raste, por vetëm ai i minutës së 24 përfundon në rrjetë me autor Latifin, që rezultoi edhe goli i vetëm i ndeshjes që vlejti 3 pikë.
Në pjesën e dytë gjithçka ishte më e ballancuar ku edhe Partizani pati rastet e tij për të barazuar, sidomos pas daljes së Krymit në minutën e 60-të me karton të kuq që e la skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Pavarësisht inferioritetit numeric, Vllaznia arriti të mbajë avantazhin këtë herë deri në fund, duke marrë një fitore që vlen më tepër se sa 3 pikët, edhe pse nga kjo fitore ata u ngjitën në vendin e 3-të.
