Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Nis ngritja e ‘Foltores’ së madhe të Berishës!

11:06 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foltorja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin ‘Air Albania’ ka nisur puna për ndërtimin e podiumit që do të shërbejë si skenë për fjalimin e ish-Kryeministrit.

Më 11 dhjetor 2021, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa në 18 dhjetor, Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha.

Ndërkohë që lideri historik Sali Berisha dhe lideri aktual, Basha po tregojnë ‘forcën’ për të dëshmuar përpara demokratëve dhe opinionit se ç’drejtim do të marrë familja e tyre politike, socialistët nuk e kanë hequr vëmendjen nga detajet dhe zhvillimet brenda kampit blu e veçanërisht ndaj ecurisë së ‘Foltores’ së ish kryeministrit Berisha.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur në një intervistë televizive se për zhvillimin e këtij takimi duhet të ketë transparencë mbi burimin e të ardhurave, pasi aktivitete të tilla kanë kosto jo të vogël.

“Mendoj se legjislacioni aktual e ka me ligj, dhe strukturat ligjzbatuese, duhet të përfshihen në qartësimin nëse organizatorët se bëjnë këtë transparencë. Organizimi i një aktiviteti i tillë, që do të zhvillohet në ‘Air Albania’, që nga qiraja ndaj federatës së Futbollit dhe deri te shpenzimet e tjera, janë domosdoshmëri dhe ngarkon me përgjegjshmëri organizatorët.Zoti Berisha e ka detyrimin që këtë shpenzim ta deklarojë në Inspektoratin e Deklarimeve të Pasurive. Nëse nuk ndodh, do të vijë në studion tuaj dhe do të kërkojë në Kuvendin e Shqipërisë hetim për këtë çështje.”-tha Balla.

/Tirananews.al

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.