Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga Berisha, Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje urgjente qytetarëve amerikanë

15:04 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada shba ne shqiperi 900x445 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë, që të shmangin tubimin politik të organizuar për nesër, në Stadiumin “Air Albania”.

Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se këshillohen qytetarët amerikanë të shmangin çdo tubim të madh në qytet, pasi sipas tyre, disa situata mund të ndryshojnë shpejt në mënyrë të paparashikueshme.

“Alert për demonstratë;
Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania; Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00.

Ngjarja: Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit. Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime“, shkruan ambasada mes të tjerash në njoftimin e saj.

Në datë 11 Dhjetor Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike pas 8 viteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.