Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha i ashpër me Bashën: Dorëzoi sovranitetin e partisë për të shpëtuar kokën e tij, burracak pa karakter

13:46 / December 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 7 770x408 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha foli me një retorikë të ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, në Kuvendin e partisë të thirrur prej tij.

“Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur, çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses, bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij.

Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite, ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron as verë e asnjëherë.

PD pas zgjedhjeve të 2021, që ai i shpalli masakër elektorale dhe të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e shqiptarëve mbeti jetime sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij, u kujdes për marrëveshjen me kreun e Meduzës. Vendosi ta shndërronte PD në një fasadë opozitë, në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Pasi tradhtoi votën tuaj të shqiptarëve vazhdoi në rrugën e tij, duke kryer krimin më të shëmtuar, shkelmimin e sovranitetit të PD. Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, burracak që nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Më pas shkelmoi në vazhdim statutin, përjashtoi drejtues të saj pa asnjë konsultë e analizë.

Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer, sulmoi FRPD e LDG. Në 8 vite Basha partinë e vlerave konservatore e spostoi vetëm majtas. Ngushtoi hapsirat totale për të përndjekurit politikë, shtylla të mbijetesës në kohëra më të vështira dhe në fund me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë në PD po parimet e partive të majta ishin pasion e vullnet i tij. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhej të shkrihej se mbaroi misionin e saj, se është një forcë që nuk fiton dot, që është shdërruar në dekor të regjimit, certifikon vrasjen e shpresës së shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye themelore, demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata, vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira që ka njohur vendi në 30 vitet e fundit, me përkushtimin më të madh si njerëzit më të lirë të këtij vendi të rithemelojnë PD që sot ne dejuro e bëjmë realitet.”- u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.