Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mbyllet mbledhja e Kryesisë/ Basha: Nesër mbledhim Këshillin Kombëtar

22:17 / December 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbledhur që prej orës 18:00.

Në një deklaratë për median, kreu i saj Lulzim Basha e ka konsideruar “një shfaqje të shëmtuar” Kuvendin e sotëm.

Basha tha se më 18 dhjetor do të lëmë pas mbeturinat e komunizmit “drejt ndryshimit që duan të gjithë”.

“Sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës për t’iu kundërvënë SHBA. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar anti-amerikane e Sali Berishës se, kjo ishte përpjekja e fundit, e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për ta marrë peng Partinë Demokratike dhe për ta përdorur atë si bunker për hallin e tij.

Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me PD-në dhe institucionet e zgjedhura të PD. Në përgjigje të falsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:

-Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:

1.Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.

Sigurojmë çdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar”, tha Basha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.