Ka përfunduar me sukses operacioni nga forcat e ushtrisë në Vlorë për shpëtimin e familjes së rrethuar nga uji.
Mësohet se banorët kanë shkuar aty për të shpëtuar bagëtitë dhe më pas janë izoluar si pasojë prurjeve mëdha të ujit në zonë. Bëhet fjalë për 2 persona, të cilët kanë hipur në tarracën e banesës që prej orëve të para të mëngjesit.
