Është mësuar identiteti i autorit të krimit në Tiranë, ku pas të shtënave me armë mbeti i vdekur 29-vjeçari Jurgen Duka.
Autori është Arbër Sula, 27 vjeç, banues në Sauk. Ai është punonjës policie, me detyrë agjent krimesh në Drejtorinë e Dibrës. Gjatë momentit të ngjarjes, mësohet se ai ka qenë jashtë shërbimi.
Fillimisht, ata konfliktohen verbalisht së bashku, pasi Duka, kishte hyrë pa radhë për të paguar paratë te kasa. Ndërkohë, debatet verbale, në një moment degjenerojnë në konflikt fizik, e deri në përdorimin e armës nga Sula, që rezultoi fatale për 29-vjeçarin Jurgen Duka.
