Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të vizitojë Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, në takimin e radhës për nismën “Ballkani i Hapur”.
Media serbe “Tanjug” ka raportuar se i pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama në Tiranë do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm u mbajt në Beograd në fillim të muajit nëntor.
Në takimin e fundit u paralajmërua se do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.
Bazuar në memorandum, lejet e punës të lëshuara në cilindo nga tre vendet e nismës do të jenë të vlefshme për të gjithë anëtarët e “Ballkanit të Hapur”.
