Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së zbulon planin e Berishës: Po cënohet siguria e…

11:12 / December 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana ka zbuluar detaje nga protesta që po organizon të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme kundër ardhjes së Vuçiç-it në Tiranë.

Ajo deklaroi se këtë protestë po e thërret flamuri kuq e zi, duke shtuar se të gjithë shqiptarët duhet të jenë në këmbë pasi po cënohet siguria kombëtare.

“Protesta do të jetë e jashtëzakonshme. Në fokus është flamuri kuq e zi. Shqiptarët janë të lodhur, kërkojnë protesta. Lobe ruse dhe serbe janë ulur këmbëkryq në Tiranën zyrtare për të bërë pazare me fatet e shqiptarëve. Të mbështetur nga Basha dhe Rama. Duhet të themi që vizita e Vuçiç ka prapavija të forta. Janë një sërë elementesh kombëtare. Z.Berisha e ka thirrur historia për t’i dalë në krye sepse vihen në rrezik fatet e kombit shqiptar. Kur bëhet fjalë për protesta kombëtare, për kauza kaq të rëndësishme, nëse ne nuk mbrojmë kombin tonë, për interesa kaq madhore kur të thërret flamuri kuq e zi, atëherë nuk ka orar. Shqiptarët do të jenë aty në këmbë për të mbrojtur sigurinë e vendit. Duhet ta themi që sot kemi të bëjmë me situata shumë më të thella. Ka ardhur momenti të flasim hapur. Po cënohet siguria kombëtare. Ne jemi të detyruar ta mbrojmë flamurin kuq e zi”, u shpreh Ilirjana Kuçana.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.