Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Babicë, Vlorë para pak çastesh.
Ka dyshime se kjo makinë iu përket autorëve që kryen atentatin ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedinaj.
Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë.
Nga informacionet e deritanishme mendohet se i është vendosur 500 gram tritol, eksploziv C4, por uk dihet nëse i ri ka qenë objektivi.
Ai ka qenë duke hapur garazhin kur lënda plasëse ka plasur pranë tij duke e plagosur rëndë në gjymtyrë.
