Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

KLSH “ul stekën”, kallëzon dy punonjës të Bashkisë në Dibër

16:00 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shehu klsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLASH) ka kallëzuar sot penalisht dy punonjës të Bashkisë së Dibrës, pasi akuzohen se kanë blerë ushqime për çerdhet dhe kopshtet në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Ndër të tjera thuhet se janë konstatuar edhe veprime të tjera të kundërligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cenimin e ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Bashkinë Dibër, duke u kushtuar vëmendje çështjeve që lidhen me prokurimet publike, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, të ardhurat dhe buxhetin, si dhe pasqyrat financiare për vitet 2018-2020.

Nga auditimi i ushtruar u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt ‘Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018’, që përmes veprimeve të kryera bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Gjithashtu, janë konstatuar veprime të tjera të kundërligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cenimin e ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin penal për dy punonjës të Bashkisë Dibër, për veprat penale: ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal; ‘Falsifikimi i dokumenteve’, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe ‘Hyrja e paautorizuar kompjuterike’, parashikuar nga neni 192/b i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Vrasja në Sarandë, kush është viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte liruar nga burgu pas një plagosjeje në 2025

11:39 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.