Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndryshuar procedurat për fituesit e lotarisë për vitin 2022.
Sipas një njoftimi zyrtar, të publikuar nga DASH, te seksioni i udhëtimeve, tashmë nuk nevojitet të dërgohet dokument plotësues me aplikimin online, por ato paraqiten në momentin e intervistës në ambasadën apo konsullatën amerikane.
Njoftimi i plotë
Dorëzimi i dokumenteve në KCC, konsullata në Kentucky për DV-2022
Hyn në fuqi menjëherë – Individët që janë përzgjedhur rastësisht për të marrë pjesë në programin e vizave të diversitetit (DV) për vitin fiskal (FY) 2022 (të përzgjedhurit DV-2022) duhet vetëm të paraqesin në Qendrën Konsullore të Kentucky (Kentakit) (KCC) aplikimin për vizë imigruese DS-260, formularin e emigracionit për veten dhe çdo pjesëtar të familjes.
Pasi të merret në shqyrtim formulari DS-260, i cili plotësohet dhe dërgohet online nga të gjithë aplikantët dhe çdo pjesëtar i familjes së tyre, dosja e tyre do të pranohet për t’u planifikuar për një intervistë për vizë, pranë ambasadës.
