Në prag të Vitit të Ri, krahas punës së palodhur për sigurinë e përditshme të qytetarëve, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë kthyer edhe në babagjyshë të festës, për fëmijët në nevojë.
Së bashku me fëmijët e tyre, ata përgatitën dhurata që i shpërndanë me motor dhe makina të policisë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë.
Së bashku me fëmijët e këtyre qendrave, efektivët e Policisë Rrugore në Tiranë qëndruan për disa orë duke kaluar momente të gëzuara dhe plot ngrohtësi, duke bërë të vegjëlit të ndihen si gjithë të tjerët.
“Të festojmë të gjithë së bashku dhe pranë njëri-tjetrit! Gëzuar festat”, ishte mesazhi i punonjësve të policisë.
