Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dita e “Ujit Të Bekuar”/ Nëpër qytete të ndryshme, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta për kapjen e kryqit

11:13 / January 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dita e ujit te bekuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e 6 Janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar,ku çdo vit besimtarët e krishterë hidhen në lumë për të kapur kryqin e shenjtë.

6 Janari, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht,  ose e njohur në popull si dita e Ujit të Bekuar, për besimtarët beratas është një prej të  kremteve më të mëdha të Kishës,  nëpërmjet të cilës ata përkujtojnë pagëzimin e zotit të tyre Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Besimtarët në qytetin e Beratit si çdo vit këtë ditë e festojnë në ujërat e lumit Osum.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe  sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare,  At Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e këmbanave të Kishës, i’u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin simbol të kësaj feste.

7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit,u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit.Kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra, banues në lagjen “Goricë” në Berat.

Si çdo vit,për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 150 mijë lekë (të vjetra).Më pas,ai shkon me kryqin në dorë në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë Mangalem e Kala,banorët e të cilave “dorovisin” kryqin e bekuar që mban në dorë i riu. I ri Pirenc Zharra shprehet se, ndihet i lumtur pasi për të është hera e parë që kap kryqin.

Gjithashtu 6 janari është festuar në Sarandë dhe në Fier. Në Sarandë kryqi është kapur nga 42 vjeçari, Luka Todhëri i cili shprehet me fat që arriti ta kapë.

kryqit Ujit Të Bekuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.