Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nëna e 16 vjeçarit të vrarë në Londër rrëqeth me fjalët: E solla për një jetë më të mirë, tani po e kthej në arkivol

10:04 / January 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 31916fe3c25bc3984b6b3d09169e5ccb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrëqethin fjalët e nënës nga Rumania, e cila humbi të birin 16-vjeçar nga një sulm me thikë në Londër. Mes lotësh  e ëma e adoleshentit të vrarë thotë se Londra është qytet i rrezikshëm.

16-vjeçari, Elvis Nacu, u vra me thikë mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Elvisi u transferua në Londër me mamin, babin dhe vëllanë e tij tre vjeç në moshën shtatë vjeçare.

Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.

“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një arkivol”, tha nëna për The Sun.

“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë. Dua të iki nga ky vend sa më parë.  Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë  që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh nëna e 16-vjerçarit.

Mediet e huaja raportojnë se një  16-vjeçar,  emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore është paraqitur në Gjykatë më 4 janar, pasi akuzohet për vrasjen e Elvisit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.