Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dëmet nga përmbytjet, fermerët e Fierit në protestë: Askush nuk na kthen përgjigje

11:15 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse ka kaluar më shumë  se një muaj nga përmbytjet e shkaktuar nga reshjet e shiut, fermerët e Fierit akoma nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të marrin për kompesimin e dëmeve.

Këtë të enjte ato sërish kanë dalë në protestë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit që të mbajë premtimin dhe të dëmshpërblejë dëmet që atyre u shkaktuan nga përmbytjet.

Kryetari i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka  në fjalën e tij ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe reagim nga pushteti vendor.

Sipas tij duke u bazuar në hektarët e dëmtuar nga përmbytjet dëmi shkon deri në 400 mijë euro.

“Kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun që na premtoi ngritjen e një komisioni për të vlerësuar dëmet nga përmbytja dhe nuk ka akoma asnjë përgjigje. Është e papranueshme që theksoi se do të kërkonte konsultim për ligjin që ka dy vite që është futur në fuqi, ku pushteti vendor e ka për detyrë që të kompesojë dhe demshpërblejë fermerët. Sot ka kaluar një muaj dhe nuk ka ardhur askush për vlerësimin e dëmeve. Janë dëmtuar 300 hektarë sera me luleshtrydhe dëmi në 300-400 mijë euro sipas asaj që kemi vlerësuar ne. Ne kemi folur me ministren por ajo ka thënë se kompesimi dhe masat për të parandaluar përmbytjet është detyrim i pushtetit vendor”, ka thënë ai.

Protestë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.