Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i PS-së, kolegët e tij prekin me dedikimet e tyre

13:26 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61e00cc23a634
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta ish-kryebashiaku socialist i Fierit, Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë.

Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.

“Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.

Shkrimi i plotë:

Ndahet nga jeta dr. Nikollaq  Koshovari Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme,pushoi së rrahuri zemra e dr. Nikollaq Koshovarit, njerit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë,duke lënë në pikëllim familjen,të afërmit,miqtë e kolegët.

Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit , me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë,mallakastriotë,të rrethinave e më tej,duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm,të palodhur e të sajrificës.

Si qytetar i kulturuar,fisnik,human,bujar e zemërgjerë, ai ndodhej kudo ku njerëzit, të njohur a të panjohur, kishin nevojë për të,duke ua lehtësuar plagët.about:blank

Ai e donte Fierin, fierakët dhe spitalin e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, ndaj në kohët e herëshme kur ishte drejtues i tij,me një vullnet e përkushtim të madh, mundi te siguronte aparatura e pajisje mjeksore , qe spitalet e tjera i kishin zili e që deri vonë mbaheshin mend si aparatura “te kohës së Nikollaqit”.

Me cilësitë e tij te çmuara njerëzore e profesionale, emri i tij ishte vendosur me kohë ne plejaden e mjekëve të shquar të spitalit e qarkut të Fierit dhe sot ndahet nga jeta, i nderuar e respektuar nga të gjithë kolegët,miqtë e besoj nga gjithë bashkëqytetarët e tij, të cilët ai i donte aq shumë.

Lamtumirë i nderuar koleg, mbetsh i paharruar e të qoftë dheu i lehtë! Ngush?llime të thella Mirës(bashkëshortes), femijëve Lorina e Gjergji e gjithe të tjerëve!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.