Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Zbulohet gjeni përgjegjës për format e rënda të Covid-19

19:55 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët polakë kanë identifikuar një gjen, i cili dyfishon rrezikun për t’u prekur nga një formë e rëndë e Covid-19. Hezitimi për t’u vaksinuar, i cili po shihet si një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas studiuesve polakë mund të zvogëlohet nëse identifikohen ata që janë më shumë të rrezikuar nga virusi.

Individi i rrezikuar mund të vihet në dijeni dhe të inkurajohet për vaksinim apo t’i jepet akses në opsione më intensive trajtimi në rast të një infeksioni.

“Pas më shumë se një viti e gjysmë pune ishte e mundur të identifikohej një gjen përgjegjës për një predispozicion për t’u sëmurur rëndë (me koronavirus)”, citohet nga Reuters ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

“Kjo do të thotë që në të ardhmen do të arrijmë të identifikojmë njerëzit me predispozicion për të vuajtur forma të rënda të COVID-it”.

Studiuesit në Universitetin Mjekësor të Bialystok zbuluan se gjeni ishte faktori i katërt më i rëndësishëm (mosha, pesha dhe gjinia janë tre të parët) që përcakton se në çfarë shkalle do ta vuajë një individ i caktuar sëmundjen.

Gjeni është i pranishëm në rreth 14% të popullsisë polake, krahasuar me 8-9% në Evropë në tërësi dhe 27% në Indi, tha Marcin Moniuszko, përgjegjës i projektit.

Studime të tjera kanë treguar edhe rëndësinë e faktorëve gjenetikë në atë se sa seriozisht zhvillohet COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

40-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas fertilizimit in vitro, mjekët e “Koço Gliozhenit” i korrigjojnë edhe komplikacionin e rrallë në bark

12:49 / August 2, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.