Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dy nga muralet e Tiranës renditen në 100 më të mirat e botës për vitin 2021

13:17 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 01 16 at 11.39.52 715x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës dhe ai i një tjetër vajze në momente meditimi pranë një pallati te NSHRAK-u, janë kualifikuar në 100 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për vitin 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të “Mural Fest 2021” që u organizua në Tiranë dhe ajo Wild Drawing ia kanë dalë që të renditen tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

Për 12 muajt e fundit, Street Art Cities zgjodhën disa nga muralet më të mira në të gjithë globin dhe i shpërndanë ato në sondazhet e tyre të njohura të Instagram Story duke lënë audiencën të vendosë. Kjo rezultoi në një listë me 100 veprat më të njohura të artit të vitit 2021, mes tyre dhe dy nga Tirana.
Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35 mijë vepra arti. 100 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në “Mural Fest 2021” dhe ajo Wild Drawing do i nënshtrohen një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të dielën më 6 shkurt. “Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur, Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.