Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Investigimi që zbuloi zhdukjen e 2.1 mln dollarëve të FIFA-s për FSHF, ish-Sekretari i Përgjithshëm i federatës: Të ketë hetime të tjera!

14:58 / January 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“PanoramaSport” ka mundur të sigurojë dokumente, se si u zhdukën 2.1 mln dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare, në këtë periudhë pandemie që ka prekur rëndë botën e futbollit. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Eduard Prodani, njëherazi kandidat për Federatën Rajonale të Tiranës e përshëndeti këtë investigim dhe nxiti se artikuj të tillë duhet bërë në të ardhmen.

Ai pranoi se ka keqmenaxhim fondesh në këtë organ të futbollit dhe bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë. Sipas Prodanit, ka ardhur koha të ketë ndryshime në drejtimin e FSHF ndërsa shtoi se cikli 20-vjeçar i Armando Dukës ka përfunduar.

Si i shikoni zgjedhjet e ardhshme në FSHF?

Prodani: kjo garë është ndryshe sepse pesha elektorale është më e madhe se më parë. Natyrisht që drejtuesit kanë menduar të futen në zgjedhje në 26 me zero, por ka një zgjim në Komunitetin e Futbollit. Nuk ka më njerëz që nuk mendojnë atë që ndodh e kjo ka ndezur garën. Edhe investigimi i sotëm i gazetës duhen bërë dhe duhet të jenë të shpeshta. Ai është një impakt tjetër që tregon se drejtimi i Federatës së Futbollit ka degjeneruar.

Ju jeni kandidat i për drejtues të Federatës Rajonale të Tiranës, si po shkon ky proces?

Prodani: Unë kandidat në pozicionin e Federatës Rajonale të Tiranës. Sot ka pasur një zhvillim. Anëtarët e shoqatës rajonale janë thërritur të firmosin një shkresë që ka të bëjë me ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është anti-statutore, nuk duhet të ishte kryer. Afati për ndryshimet e rendit të ditës ka ndryshuar. Drejtuesit e shoqatës rajonale të futbollit e dinë që do të humbasin dhe e dinë që të shpëtojnë. I bëj thirrje të heqin dorë nga këto gjërat sepse4 mos të duket çudi, por një ditë do të përballen përpara ligjit.
Ku është problemi?

Prondani: Tensioni provokohet nga drejtuesit e Federatës, ata duan të fitojnë 100%. Kjo është e çuditshme kjo që ndodh. Unë dje e kam shprehur në media se realiteti është si në Korenë e Veriut. Ja që fatkeqësisht ndodh dhe mendoj që do të marrin përgjigjen e duhur. Pavarësisht se jemi në piramidën e futbollit, ligji s’të lejon. Ky është keqmenaxhim. Paratë e futbollit përdoren për lukse e për gjëra të pa nevojshme. Janë dhënë një shumë parash nga e cila 2/3 janë mbajtur nga federata e futbollit. Para që duhej dhënë në situata kritike ku klube futbolli i janë afruar fundit për shkak të pandemisë. Ky investigim duhet pasur nga investigime të tjera. Destinacioni i fondeve devijohet dhe nuk shkon ku janë nevojat e vërteta. Nuk kemi çfarë të komentojmë më shumë. Unë do t’i bëj një thirrje edhe strukturave të qeverisë. Ka ardhur koha një rilindje të futbollit. Qeveria duhet të marrë në dorë futbollin sepse është një gjë e rëndësishme. Duhet ta largojë nga keqmenaxhimi e duhet të marrë vendime të drejta.

Duka apo Shakohoxha, kush mendoni se duhet të fitojë zgjedhjet?

Prodani: Unë mbetem mbështetës i ndryshimit. Duka ka 20 vite që drejton FSHF me një stil autoritar. Ka ardhur koha të largohet. Natyrisht që drejtimi i tij s’ka qenë i suksesshëm sepse futbolli ka vuajtur situata nga më të këqijat. Nuk duhet të shohim fasadat. Futbolli është në gjendje të mjerueshme. Siç po flasim po keqmenaxhohen fondet, programet. Ne duhet të presim e të shohim, por e rëndësishme është që garat në shoqatat rajonale të jenë korrekte dhe shpresoj shumë në ndryshimin e kësaj situate. Të fitojë më i miri, por me drejtësi, me rregulla dhe fair player.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.