Për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.
Mbrëmë ka qene i ftuar për të gjithë banorët Mozzik, por me mbështetjen personale që ai i dha njërit prej konkurentëve, 3 jave përpara finales, u tregua mos respekt ndaj konkurentëve të tjerë.
Thyerja e rregullores ka vijuar edhe nga ana e Donaldit teksa ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”.
Nëpërmjet një zarfi të zi, “Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë Donaldin, dënim të cilin ai do ta zbulojë spektaklin e ardhshëm.
