Rusia thotë se ka përfunduar stërvitjet e saj ushtarake në Krime, por duket se kjo nuk ishte stërvitjet e vetme që po zhvillonte pranë Ukrainës. Stërvitjet në Bjellorusi – kufiri i së cilës është më pak se 100 milje (150 km) nga kryeqyteti ukrainas – janë ende duke u zhvilluar dhe janë vendosur të vazhdojnë deri më 20 shkurt.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, tha se asnjë trupë ruse nuk do të mbetet në vend pas manovrave të përbashkëta, shkruan BBC.
“Asnjë ushtar i vetëm (rus) apo një njësi e vetme e pajisjeve ushtarake nuk do të qëndrojë në territorin e Bjellorusisë pas stërvitjeve me Rusinë,” tha ai në një konferencë për shtyp në Minsk.
Ministri shtoi zyrtarëve ukrainas iu është thënë se “ajo që po ndodh në kufi nuk do të thotë se dikush po planifikon të kryejë një akt agresioni”.

Sa trupa ruse janë të vendosura në kufijtë e Ukrainës?
Rusia ka grumbulluar trupa në pozicione të ndryshme përgjatë kufijve të Ukrainës, por të dihet se sa është numri i saktë i tyre, vështirë të gjendet.
Zyrtarët perëndimorë javën e kaluar thanë se numri kishte arritur në 130,000 – nga vlerësimi i tyre i mëparshëm prej 100,000. Por në një fjalim të martën, presidenti i SHBA Joe Biden e vuri shifrën edhe më të lartë, në 150,000. Ndërsa Rusia thotë se ka filluar të tërheqë trupat, duke përfshirë përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krime, por nuk ka dhënë asnjë numër të tyre.
