Patinazhi artistik në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore po dhuron skandal pas skandali dhe thuajse gjithçka ka lidhje me 15-vjeçaren Kamila Valieva. Ylli i patinazhit rus, e akuzuar për përdorim dopingu, pas provës së parë spektakolare ku kryesonte renditjen, dhuroi një provë të dytë shumë të dobët duke u rrëzuar disa herë në pistë.
Ajo e mbylli mes lotëve dhe fund u rendit në vendin e katërt, jashtë zonës së medaljeve. Por ajo që ndodhi kur Valieva po dilte nga pista, ka pushtuar rrjetin dhe tashmë të gjtihë e shohin sportisten ruse si “viktimë” të trajneres së saj, Eteri Tutberidze. Kjo e fundit, në vend që të ngushëllonte sportisten e cila po qante, filloi ta kritikonte ashpër për atë që kishte dhuruar gjatë provës. “Pse le të ikte gjithçka nga duart ashtu? Pse ndalove së luftuari? A ma shpjegon këtë!”, dëgjohej ajo duke thënë pas provës së sportistes e cila kaloi gjithë kohën më pas duke qarë derisa u dhanë notat.
Por skandali me delegacionin e patinazhit rus vazhdoi më vonë. 17-vjeçarja ruse Ana Sherbakov, fitoi medaljen e artë në patinazh artistik, ndërsa në vendin e dytë u rendit bashkëmoshatarja dhe njëkohësisht bashkëkombësja e saj, Aleksandra Trusova. Kjo e fundit, pasi mësoi se ishte vetëm e dyta, shpërtheu në të qara dhe duke ulëritur me të madhe. “Të gjithë kanë një medalje trë artë, por unë jo. E urrej! E urrej këtë sport! Nuk do të shkel më në akull”, dëgjohej ajo duke ulëritur mes lotëve pasi mori medaljen e argjendtë.
Ngjarje të njëpasnjëshme të cilat kanë shtruar më shumë kritikat ndaj delgacioneve ruse në Lojërat Olimpike, ku trajtimi i adoleshentëve tashmë shihet më shumë si abuzim se sa trajnimi i tyre drejt medaljeve.
🎥 Here is the video of Eteri Tutberidze after Kamila Valieva finished fourth pic.twitter.com/xg7HH2ckz2
— Eurosport (@eurosport) February 17, 2022
