Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Lavrov foli për mercenarë nga Shqipëria, reagon ish-ushtaraku nga Elbasani

21:09 / February 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konflikti rusi ukraine lufta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sergery Lavrov ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën në konfliktin me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin “Russia Today”,  Lavrov tha se “kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për t’u dërguar në zonën e Donbass”.

Shkak për këtë deklaratë të Lavrov siç duket ishte intervista në “Top Channel”, dy javë më parë, e ish-ushtarakut shqiptar Emanuel Bazanji, i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë.

Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual.

Sakaq, pas kësaj interviste, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit, bazuar në ligjin e vitit 2014 për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale, Bazanji rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë.

Bazanji u pyet për këtë deklaratë të ministrit Lavrov.

Ai bëri këtë koment: “Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time, duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar, siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë para dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë, dhe jo ditët e fundit”.

Ndërsa për hetimin e iniciuar nga Prokuroria e Elbasanit, Emanueli dha këtë koment: “Duhet të kuptoni që unë jam subjekt eleminimi nga Rusia. Këtë çështje e kam biseduar me komandantët e mi këtu. Uroj që me veprimet e saj ndaj meje, drejtësia shqiptare mos të duket nesër si pro-ruse. Jam përkrah ushtrisë së Ukrainës, jo si njeri ilegal, por përmes të gjithë dokumentacionit të duhur. Këtë çështje ia kam lënë ta zgjidhë qeveria e këtushme, me atë shqiptare”.

Si shumë ushtarakë nga 27 vende të botës, shqiptari Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt, të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Witkoff dhe Jared Kushner drejt Kievit, SHBA intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13:55 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026

Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Adnan Xholi kandidati i parë që dorëzon aplikimin

13:39 / July 29, 2026

Izraeli përgatit zgjedhjet/ Siguria, lufta dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

13:34 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.