Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Presidenti i Ligës spanjolle lëshon “bombën” e radhës

14:10 / February 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
havier tebas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas, ka lëshuar një tjetër “bombë” duke shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Duke folur për gazetën “El Periódico de España” ai është ndalur te situata te Barcelona, duke shprehur qëndrimin e tij pro shkarkimit të ish-drejtorit të klubit Ferran Referter.

Ish-drejtori i Barçës u shkarkua nga presidenti Laporta më herët gjatë janarit edhe pse zyrtarisht u cilësua si një dorëheqje. Numri një i ligës spanjolle, Tebas, ka saktësuar se Reverter ishte spiuni i Realit te Barcelona, duke ndikuar në shumë vendime, që sipas tij e kanë dobësuar klubin.

Këtu ai ka përmendur qëndrimin e Barçës ndaj sponsorizimit të Ligës nga fondi i investimeve “CVC”, ku Barça, Reali dhe Bilbao qëndruan jashtë.

“Fakti që Barcelona nuk firmosi me ‘CVC’-në ishte pasojë e presioneve të Reverterit. Ai ishte njeriu i Florentino Perezit te Barcelona. Ndaj, te Barcelona vendosën ta largojnë”, ka thënë Tebas. Presidenti i Ligës spanjolle ka saktësuar gjithashtu se Reverter ishte kategorikisht kundër marrëveshjes mes Ligës dhe fondit “CVC”.

“Ai ishte kundër marrëveshjes edhe pse nuk merrte vesh nga futbolli. Ai vinte nga një kompani që merrej me shitje televizorësh, lavatriçesh e kështu dhe u katapultua drejtor i Barcelonës për të bërë politikën e klubit dhe diskutuar për të drejtat televizive e tema të tjera sportive.

Nëse Barça nuk ka firmosur me fondin “CVC” është për faj të tij. Ai e ka gënjyer Laportën, duke bërë lojën e Realit. Ndaj, nuk më shqetëson shkarkimi i tij, mua më shqetëson më shumë situata e Barcelonës.

Pavarësisht problemeve financiare, Barça mbetet një nga klubet më të rëndësishme në botë”, ka thënë presidenti i Ligës, Havier Tebas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 2026

Lazio vihet në lëvizje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar në krye të listës së merkatos

16:47 / July 27, 2026

Mbappe thyen heshtjen pas Botërorit

16:19 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.