Gleison Bremer është vënë nën radarët e klubeve të mëdha italiane pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Torinon.
Qëndërmbrojtësi brazilian është piketuar nga shumë klube të mëdha evropiane por ende asnjë nga këto ekipe nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për të. Bremen ka vërtetuar se është gati të transferohet tek ndonjë ekip i madh. Ai është vetëm 24 vjeç dhe shihet nga të gjithë si një premtim i madh edhe për të ardhmen.
Inter, Milan, Juventus dhe Napoli në Seria A janë të interesuar për shërbimet e tij. Torino kërkon të paktën 40 milion euro për kartonin e tij.
