Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pasi dështoi me Shqipërinë, Britania do dërgojë azilantët në Ruanda

15:45 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
londer 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atë që nuk e bëri dot me Shqipërinë, Gjibraltarin dhe Ishujt Asuncion, Londra e ka realizuar me shtetin afrikan të Ruandës, për ngritjen e qendrave të shqyrtimit të kërkesave për azil për ata që kalojnë ilegalisht kufirin detar mes kontinentit evropian drejt Britanisë. Rreth 10 mijë kilometra larg drejt Afrikës, do të transferohen me avion të gjithë ata që do kapen dhe do të kërkojnë azil, dhe kryesisht meshkujt me një kosto financiare që shkon në 1.4 miliardë sterlina. Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson, qëllimi është lufta kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që e kanë shndërruar kanalin mes Anglisë dhe Francës në një “varrezë ujore”.

Kundërshtarët e projektit e cilësojnë këtë marrëveshje një “ vendim mizor dhe të keq”, që jo vetëm nuk do e zgjidhë problemin, por sjell më shumë kaos dhe vuajtje.

Britania mbetet një magnet i fuqishëm për emigrantët nga gjithë bota dhe këto ditë sipas kryeministrit Johnson kalimet e paligjshme detare pritet të shkojnë në 1000 veta çdo ditë. Ka një numër të madh shqiptaresh që hyjnë ilegalisht në forma të ndryshme në Britani, kryesisht fëmijë të pashoqëruar, gra dhe vajza.

Sipas  mediave,  nga Shqipëria kanë kaluar La Manshin me gomone gjatë 2021, 757 veta dhe vendi ynë vjen pas  Iranit, Irakut, Eritreas, Siriëe,  Sudanit, Afganistanit dhe Vietnamit  për nga numri i atyre që mbërrijnë në Britani ilegalisht përmes rrugëve detare. Pas Brex-it, Britania nuk i kthen dot me azilkërkuesit në vendet e BE-se, si vende të sigurta  përpara Britanisë, në bazë të konventës së Dublinit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.