Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Institutet Konfuci mjet në mbështetje të politikës së jashtme kineze. Ekziston dhe në Shqipëri

19:21 / April 18, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konfuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institutët Konfuci, të sponsorizuar nga qeveria kineze, kanë funksionuar prej vitesh në mbarë botën, përfshirë në vendet e Amerikës Latine. Të paraqitura si një mënyrë për studentët që të mësojnë për Kinën dhe kulturën e saj, kritikët thonë se ato janë realisht një përpjekje e Pekinit për të fituar influencë tek kolegjet dhe universitetet dhe për të mbështetur axhendën e politikës së jashtme të Kinës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jaime Moreno, njofton rreth disa prej këtyre instituteve që veprojnë në Amerikën Latine.

Roli i zgjeruar i Kinës në Amerikën Latine nuk është i kufizuar tek tregtia, investimet, huatë dhe infrastruktura. Ajo po fiton terren me shpejtësi edhe në kampuset universitare.

Pekini prezantoi Institutet Konfuci në vitin 2004 si një vend ku studentët mund të mësojnë gjuhën kineze, mund të marrin pjesë në aktivitete kulturore dhe të aplikojnë për bursa studimi në Kinë.

Instituti i parë Konfuci në Amerikën Latine u çel në vitin 2006 në Meksikë dhe që nga ajo kohë iniciativa është zgjeruar në 23 vende të rajonit.

Shumica e instituteve ndodhen në kampuse universitare, me objektivin për të zgjeruar influencën e Kinës, thonë vëzhguesit.

“Kina po përpiqet të ndikojë tek një brez të ri udhëheqësish në Amerikën Latine. Udhëheqës në biznes, politikanë, diplomatë, të cilët nëpërmjet marrëdhënieve të tyre të ngushta dhe mirëkuptimit kulturor ndaj Kinës, për shkak të këtyre instituteve, do ta perceptojnë botën nga një këndvështrim që i ngjason më shumë pikëpamjes së Kinës”, thotë Jake Gilstrap, autori i librit “Institutet Konfuci në Amerikën Latine”.

Universiteti i San Françiskos në Quito, të Ekuadorit, ka një institut të tillë. Shumë studentë thonë se bursat e ofruara nga qeveria kineze janë një prej arsyeve kryesore përse vendosën të anëtarësohen.

“Është pikërisht në këtë fazë të karrierës time në marrëdhëniet ndërkombëtare, që kuptova se kam shansin të shkoj jashtë vendit, më konkretisht në Kinë, për të vazhduar studime pasuniversitare”, thotë Anthony Trujillo, student në Institutin Konfuci.

Regjistrimet në kampusin universitar në San Françisko janë rritur nga 40 studentë në vitin 2010, në 300 studentë të regjistruar tashmë.

“Si studentë latinë ne kërkojmë oferta punësimi jashtë vendit, dhe megjithëse vështirësia e të mësuarit të gjuhës kineze është sfiduese, është diçka që ia vlen. Gjithashtu, mund të gjejmë mundësira të mira në Kinë”, thotë Daniela Jimenez, studente në Institutin Konfuci.

Ndërsa ekzistojnë programe të tjera gjuhësore dhe kulturore në mbarë botën, si p.sh. Aleanca Franceze, dallimi kryesor është se ato nuk janë pjesë e universiteteve, siç janë Institutet Konfuci. Disa studiues latino-amerikanë shqetësohen për ndikimin tek liria akademike.

“Ndërsa ka pjesëmarrje më të madhe të profesorëve nga Amerika Latine në punë kërkimore të financuar nga entitete të qeverisë kineze, do të shohim më pak kritika brenda universiteteve, ose nga ekspertët, për sa i përket Kinës. Nga kjo përfiton Kina, për imazhin e saj ndërkombëtar”, thotë Parsifal D’Sola, drejtor i Fondacionit “Andres Bello”.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka përshkruar Institutet Konfuci si pjesë e përpjekjeve të partisë komuniste kineze për të “sabotuar dhe dëmtuar lirinë akademike në universitetet në mbarë botën”.

Ambasada kineze në Uashington e refuzon këtë karakterizim, duke u shprehur në një deklaratë se klasat e institutit janë “të hapura dhe transparente dhe se zbatojnë me rreptësi rregullat e institucioneve pritëse”.

Disa akademikë të Amerikës Latine, që bashkëpunojnë me këto institute janë dakort.

“Mësuesit janë shumë të kujdesshëm. Nuk ka klasa për ekonominë politike, zero. Vetëm mësimdhënie për gjuhën”, thotë Norberto Consani, drejtor i Institutit Konfuci.

Grupe si Human Rights Watch i kritikojnë Institutet Konfuci, duke thënë se disa tematika, si të drejtat e njeriut, Tajvani, dhe çështje të tjera të ndjeshme çensurohen në diskutimet në klasa. Objektivi është që të krijohet një imazh i pastër i Kinës, thonë vëzhguesit.

“Në rastin e Instituteve Konfuci, është përgjithësisht një monolog. Përfaqëson një imazh specifik të Kinës që nuk është shumë kritik”, thotë Adam Ratzlaff, specialist për Amerikën Latine.

Pikëpamjet e ndryshme për Institutet Konfuci do të vazhdojnë, ndërsa ato shtrihen në Amerikën Latine dhe në vende të tjera./ Marrë nga VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.