TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Meta: Votoni nesër Shaip Kamberin, i duhet mbështetje për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve të Luginës

18:41 / May 26, 2022

Greqia letër OKB-së: Turqia po cenon sovranitetin tonë, po ndjek një politikë armiqësore

18:26 / May 26, 2022

U plagos me armë nga 17-vjeçari, i mituri transportohet me helikopter drejt Tiranës

17:58 / May 26, 2022

A ka mbërritur lija e majmunit në Shqipëri? Përgjigjet epidemiologu

17:41 / May 26, 2022

Paralajmërimi: Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkanin Perëndimor

17:27 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Institutet Konfuci mjet në mbështetje të politikës së jashtme kineze. Ekziston dhe në Shqipëri

19:21 / April 18, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Institutët Konfuci, të sponsorizuar nga qeveria kineze, kanë funksionuar prej vitesh në mbarë botën, përfshirë në vendet e Amerikës Latine. Të paraqitura si një mënyrë për studentët që të mësojnë për Kinën dhe kulturën e saj, kritikët thonë se ato janë realisht një përpjekje e Pekinit për të fituar influencë tek kolegjet dhe universitetet dhe për të mbështetur axhendën e politikës së jashtme të Kinës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jaime Moreno, njofton rreth disa prej këtyre instituteve që veprojnë në Amerikën Latine.

Roli i zgjeruar i Kinës në Amerikën Latine nuk është i kufizuar tek tregtia, investimet, huatë dhe infrastruktura. Ajo po fiton terren me shpejtësi edhe në kampuset universitare.

Pekini prezantoi Institutet Konfuci në vitin 2004 si një vend ku studentët mund të mësojnë gjuhën kineze, mund të marrin pjesë në aktivitete kulturore dhe të aplikojnë për bursa studimi në Kinë.

Instituti i parë Konfuci në Amerikën Latine u çel në vitin 2006 në Meksikë dhe që nga ajo kohë iniciativa është zgjeruar në 23 vende të rajonit.

Shumica e instituteve ndodhen në kampuse universitare, me objektivin për të zgjeruar influencën e Kinës, thonë vëzhguesit.

“Kina po përpiqet të ndikojë tek një brez të ri udhëheqësish në Amerikën Latine. Udhëheqës në biznes, politikanë, diplomatë, të cilët nëpërmjet marrëdhënieve të tyre të ngushta dhe mirëkuptimit kulturor ndaj Kinës, për shkak të këtyre instituteve, do ta perceptojnë botën nga një këndvështrim që i ngjason më shumë pikëpamjes së Kinës”, thotë Jake Gilstrap, autori i librit “Institutet Konfuci në Amerikën Latine”.

Universiteti i San Françiskos në Quito, të Ekuadorit, ka një institut të tillë. Shumë studentë thonë se bursat e ofruara nga qeveria kineze janë një prej arsyeve kryesore përse vendosën të anëtarësohen.

“Është pikërisht në këtë fazë të karrierës time në marrëdhëniet ndërkombëtare, që kuptova se kam shansin të shkoj jashtë vendit, më konkretisht në Kinë, për të vazhduar studime pasuniversitare”, thotë Anthony Trujillo, student në Institutin Konfuci.

Regjistrimet në kampusin universitar në San Françisko janë rritur nga 40 studentë në vitin 2010, në 300 studentë të regjistruar tashmë.

“Si studentë latinë ne kërkojmë oferta punësimi jashtë vendit, dhe megjithëse vështirësia e të mësuarit të gjuhës kineze është sfiduese, është diçka që ia vlen. Gjithashtu, mund të gjejmë mundësira të mira në Kinë”, thotë Daniela Jimenez, studente në Institutin Konfuci.

Ndërsa ekzistojnë programe të tjera gjuhësore dhe kulturore në mbarë botën, si p.sh. Aleanca Franceze, dallimi kryesor është se ato nuk janë pjesë e universiteteve, siç janë Institutet Konfuci. Disa studiues latino-amerikanë shqetësohen për ndikimin tek liria akademike.

“Ndërsa ka pjesëmarrje më të madhe të profesorëve nga Amerika Latine në punë kërkimore të financuar nga entitete të qeverisë kineze, do të shohim më pak kritika brenda universiteteve, ose nga ekspertët, për sa i përket Kinës. Nga kjo përfiton Kina, për imazhin e saj ndërkombëtar”, thotë Parsifal D’Sola, drejtor i Fondacionit “Andres Bello”.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka përshkruar Institutet Konfuci si pjesë e përpjekjeve të partisë komuniste kineze për të “sabotuar dhe dëmtuar lirinë akademike në universitetet në mbarë botën”.

Ambasada kineze në Uashington e refuzon këtë karakterizim, duke u shprehur në një deklaratë se klasat e institutit janë “të hapura dhe transparente dhe se zbatojnë me rreptësi rregullat e institucioneve pritëse”.

Disa akademikë të Amerikës Latine, që bashkëpunojnë me këto institute janë dakort.

“Mësuesit janë shumë të kujdesshëm. Nuk ka klasa për ekonominë politike, zero. Vetëm mësimdhënie për gjuhën”, thotë Norberto Consani, drejtor i Institutit Konfuci.

Grupe si Human Rights Watch i kritikojnë Institutet Konfuci, duke thënë se disa tematika, si të drejtat e njeriut, Tajvani, dhe çështje të tjera të ndjeshme çensurohen në diskutimet në klasa. Objektivi është që të krijohet një imazh i pastër i Kinës, thonë vëzhguesit.

“Në rastin e Instituteve Konfuci, është përgjithësisht një monolog. Përfaqëson një imazh specifik të Kinës që nuk është shumë kritik”, thotë Adam Ratzlaff, specialist për Amerikën Latine.

Pikëpamjet e ndryshme për Institutet Konfuci do të vazhdojnë, ndërsa ato shtrihen në Amerikën Latine dhe në vende të tjera./ Marrë nga VOA

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Greqia letër OKB-së: Turqia po cenon sovranitetin tonë, po ndjek një politikë armiqësore

18:26 / May 26, 2022

Paralajmërimi: Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkanin Perëndimor

17:27 / May 26, 2022

Putin rrit pensionet dhe pagat minimale, tenton të zvogëlojë ndikimin e konfliktit në ekonomi

17:09 / May 26, 2022

E rëndë në Itali/ Vdes tragjikisht 42-vjeçari shqiptar në një aksident me makinë

13:07 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Meta: Votoni nesër Shaip Kamberin, i duhet mbështetje për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve të Luginës

18:41 / May 26, 2022

U plagos me armë nga 17-vjeçari, i mituri transportohet me helikopter drejt Tiranës

17:58 / May 26, 2022

UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

17:09 / May 26, 2022

Erjon Braçe kujton zgjedhjet e 26 majit: Dua të harroj, por kufoma kriminale nuk më lë

16:57 / May 26, 2022
Te fundit

Meta: Votoni nesër Shaip Kamberin, i duhet mbështetje për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve të Luginës

18:41 / May 26, 2022

Greqia letër OKB-së: Turqia po cenon sovranitetin tonë, po ndjek një politikë armiqësore

18:26 / May 26, 2022

U plagos me armë nga 17-vjeçari, i mituri transportohet me helikopter drejt Tiranës

17:58 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.