Kryeministri pak minuta më parë ka publikuar disa foto nga qyteti i Krujës.
Rama bën krahasimin se si ka qenë Kruja dikur dhe si është bërë tani në kohën e Rilindjes Urbane.
Por kryeministri mesa duket nuk e lë me kaq, ai e krahason dhe me qytetin turistik të Zvicrës, Lugano.
‘S’është Lugano, po Kruja e Rilindjes Urbane dhe në fund të albumit keni një kujtesë se si e gjetëm, kur ikën ata që sot kanë marrë arratinë’, shkruan Rama në ‘Facebook’.

