Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE: S’do të lejojmë që Ballkani të kthehet në vitet e errëta të ’90-ës

19:04 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove Turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi sot se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të ’90-ta.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me kryeministrin Albin Kurti, dhe theksoi mbështetjen e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ministri turk teksa vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve, theksoi se Kosova është vend partner i NATO-s dhe se Turqia e vlerëson tejet të rëndësishme paqen dhe stabilitetin.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se Turqia është partner, mik dhe aleat i madh i Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë.

Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Ai veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Në takim u diskutua për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje.

U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri turk sot gjatë ditës është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

BE Kosove turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.