Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

De Biazi drejtor teknik, ish-lojtari i njohur i Kombëtares trajner. Valë propozimesh te Shqipëria

14:40 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
debiazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lënia vakant e postit të trajnerit të Kombëtares ka rikthyer edhe një herë në skenë mundësinë e një trajneri shqiptar në krye të Kombëtares shqiptare.

Gazeta ka mësuar se një ide e tillë i është propozuar edhe vetë presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. Nga sa bëjnë me dije burime të besueshme të gazetës që kanë dijeni rreth çështjes, kreut të FSHF-së i është propozuar katapultimi në krye të përfaqësueses i një ish-lojtari të saj.

Sigurisht që emrat e parë në këtë listë janë ato të trajnerit Besnik Hasi apo edhe të Bledar Kolës. Nga viti 2002, trajneri Sulejman Demollari ka qenë i fundit shqiptar në krye të përfaqësueses me kontratë, duke mos marrë parasysh drejtimin e ekipit në ndeshjen e djeshme ndaj Andorrës nga Ervin Bulku nën asistencën e Sulejman Memës.

Propozimi – Njerëz të afërt me numrin një të institucionit të futbollit në vend i kanë propozuar atij që krahas trajnerit shqiptar për Kombëtaren, të afrohej edhe Xhani De Biazi në rolin e drejtorit të ekipeve kombëtare. Ky i fundit, të mund të kishte nën mbikëqyrje ekipet kombëtare për të pasur nën vëzhgim edhe mënyrën e lojës së secilës prej tyre.

Nga sa gazeta ka mësuar, Duka nuk ka dhënë një përgjigje të prerë për këtë propozim, duke mos e rrëzuar mundësinë, por deri më tani, as duke e pranuar dhe vendosur. Gjithsesi, vëmendja ka qenë te përballja me Andorrën dhe nga sot, i gjithë diskutimi do të bëhet për trajnerin e ri dhe projektin që do të vendoset për Kombëtaren.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026

Kryeinspektori Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

11:36 / July 8, 2026

Rama: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West mbron imazhin e Shqipërisë dhe sjell mbi 100 milionë euro në ekonomi

10:28 / July 8, 2026

Pas vendimit të Kushtetueses, avokati i Veliajt kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë

10:21 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.