Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga avokati i Ilir Metës tek kryebashkiakët, kush janë emrat e njohur që kanë folur në telefon me prokurorin e shkarkuar Arjan Ndoja

17:33 / July 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1656687045 Screenshot2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes arsyeve të Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, referohet edhe komunikimet e prokurorit me politikanë lokalë, njerëz të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, që nuk justifikohen për shkak të ushtrimit të funksionit të një magjistrati.

Komunikimet e prokurorit Ndoja me politikanët janë zbuluar nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jakobs. Anëtari i ONM-së që monitoron Vetingut i është referuar dosjes së SPAK-ut mbi atentatin mafioz në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Në makinën e prokurorit ishin çuditërisht dosjet e korrupsionit me pronat publike të grabitura në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, të cilat ishin vjedhur nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018. Në media u raportua se në makinën e prokurorit u gjet edhe dosja e ish gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomit, i vrarë në një atentat me tritol.

Theo Jakobs, i cili shigjetoi prokurorin Ndoja gjatë seancës dëgjimore të prezantimit të gjetjeve të hetimit gati dyvjeçar, ka zbuluar edhe komunikimet e papërshtatshme të prokurorit të Durrësit.

Po kush janë politikanët dhe personazhet e tjerë, me të cilët komunikonte prokurori Arjan Ndoja, i shkarkuar kryesisht për lidhje të shumëfishta me njerëz të dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, konflikt interesi, cenim etike etj?

Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta me ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, gjatë periudhës tetor 2018 deri në tetor 2019, pra edhe pasi Dako u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisur nga kërkimet Theo Jakobs, Shqiptarja.com ka zbulon më tej se Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta edhe me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Redian Krali, pas zgjedhjes në këtë në qershor të vitit 2019. Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos. Bashkia e Kavajës u kritikua disa ditë më parë nga kryeministri Rama për si një nga bashkitë me situatën më dramatike financiare.

Në periudhën shtator-tetor 2019, prokurori Ndoja ka pasur telefona edhe me avokatin Gëzim Veleshnja, i njohur si avokati i Ilir Metën në procesin e famshëm të video-skandalit të publikuar nga Dritan Prifti.

Në periudhën tetor 2018 deri nëntor 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur telefonata me Arben Carën, i cili është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, që të dy nën akuzë nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Në shtator të vitit 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur komunikim në telefon me gjyqtarin e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, i përjashtuar për 15 vite nga drejtësia në dhjetor të vitit 2021, pasi dha dorëheqjen për të evituar përballjen me drejtësinë. Arben Cara dhe gjyqtarja Margjeka janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gurë e molotovë drejt MA dhe policisë. Protestuesit shkatërrojnë biznesin, 13 të lënduar, 30 të shoqëruar 

19:40 / October 13, 2026

Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune

19:28 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.