Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Strategjia e Decentralizimit/ Shoqata e qarqeve takim me Këshilltarët Vendorë të Fierit, Vlorës e Gjirokastrës

14:32 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f5ba847c fb19 4f1f b3a3 edbeabb2771c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë organizoi sot në Fier takimin e dytë me drejtues dhe përfaqesuës të Këshillave Vendorë nga Qarku i Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës për të dhënë idetë, mendimet dhe sugjerimet e tyre në kuadër të hartimit të dokumentit të Strategjisë për Decentralizim dhe Vetëqeverisje Vendore.

Kryetarja e Këshillit tëQarkut Fier znj.Evis Sema theksoi rëndësinë e procesit të decentralizimit. “Ne besojmë tek decentralizimi dhe forcimi i demokracisë lokale ndaj do punojmë ngushtë së bashku në këtë drejtim. Gjej rastin të vlerësoj partneret zviceranë dhe ekspertët tanë për besimin dhe punën që bëjnë me Shoqatën e Qarqeve tha z. Sema.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka duke përshëndetur aktorët vendorë  gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimin e rolit të këshillave bashkiakë në veçanti. “Procesi i decentralizimit është themelor. Ne jemi këtu së bashku me të gjithë përfaqësuesit tanë  për të vazhduar përpjekjet tona për këshilltare vendore l në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve tona” tha z. Moçka.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër znj. Lindita Rova theksoi rëndësinë e këtij konsultimi publik për fuqizimin e përfaqësuesve të qeverisjes vendore. “ Kemi shumë kënaqësi t’i bashkohemi kësaj përpjekjeje dhe mirepresim mendimet e të gjithëve për ta bërë këtë proces sa më produktiv” tha znj. Rova.

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për fuqizimin e këshillave vendorë, si dhe me mbështetjen e programit “Bashki të Forta” të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga Helvetas, ka nisur një seri takimesh pune me Këshilltarë vendorë në të gjithë vendin.

Dy takimet rajonale të radhës në kuadër të kësaj nisme planifikohen të zhvillohen përgjatë muajit Korrik, në Kavajë (me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendore të Qarqeve Tiranë, Durrës dhe Dibër) dhe në Elbasan (me pjesëmarrjen e këshilltarëve vendorë të Qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.