Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fotot/ Parisi ‘flet’ shqip. Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në muzeun e Luvrit

12:10 / July 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1d1d1e17 f028 4453 87b2 590feba4001b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 1 deri në 4 shtator, muzeu më i famshëm në botë do të flaës shqip. Artisti shqiptar Amarildo Ruçi do të ekspozojë veprat e tij në muzeun e Luvrit në Paris. Amarildo, ky artisti kontravers, i cili pikturon më duar, ka arritur që të jetë shqiptari i parë që merr pjesë me veprat e tij në muzeun e Luvrit, duke u bërë kështu një ambasador i Shqipërisë me talentin e tij dhe duke dhënë kështu një shembull të mirë se si të rinjtë shqiptarë kapin majat në çdo fushë.

Ruçi, i riu që para 6 vitesh hodhi tutje penelat për të vijuar krijimtarinë e tij më duar, do të jetë pjesë e ekspozitës ‘’ Focus Art Fair PARIS 2022’’ në Luvër, ku veprat e tij do të mund të shihen nga mijëra turistë nga e gjithë bota, pasi kujtojmë që muzeu i Luvrit është i dyti në botë për nga numri i vizitorëve, shkruan Lexo.al/

Amarildo shprehet entuziast për arritjen e tij duke shkruar në instagram: ”Jam shumë i emocionuar që jam ftuar të jem pjesë e Panairit të mahnitshëm të Artit që do të mbahet në “Carrousel Du Louvre” në Paris, nga data 1-4 shtator.”

IMG 20220709 WA0017

Më poshtë po ju sjellim disa nga veprat që ai do të ekspozojë në 1-4 shtator në Luvër, ku duket loja me ngjyrat dhe abstrakti në çdo krijim të tijin.

268befdb 31c3 438a 84ef 08f63bc29ef9 315x420 1
4f8a6f6b 96f7 4bba 80a8 634f39425e09 315x420 1
1fbe75a0 381c 4ad3 94b1 33d751ec1bac 313x420 1
1cf578ae b36b 48f5 8d3c 68c6cec82f71 315x420 1

Më heret artisti i talentuar është shprehur se se ëndrra e tij është që të renditet në 30 artistët më të mirë në botë, e mesa duket pjesëmarrja në Luvër është një hap drejt realizimit të saj,

Ruçi më herët ka zhvilluar ekspozita të ngjashme edhe në Berlin e Milano, duke tejkaluar kështu kufinjtë, siç në fakt vetë arti i tejkalon.

IMG 20220716 WA0004

Sigurisht që karriera e tij nis me ekspozitat   në Shqipëri, ku më e madhja ishte ajo pas pandemisë e titulluar ‘’Ringjallja’’ në të cilën u shpalosën vepra që tregonin dualizmin e pandemisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në koloninë ndërkombëtare e artit “ArTirana”, zhvilluar në Tiranë në vitin 2020.

d21d2bf4 cc85 4d2a b128 4fd5e88b72e3 560x420 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.