Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sakrifica e Berishës për të mos i prishur ceremoninë Ilir Metës

22:12 / July 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe grupi i tij bojkotuan sot seancën e inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës, përkundër “detyrimit” që ka nga statuti i ri i partisë së tij, ku është “sanksionuar” se kjo parti nuk do të bojkotojë më asgjë nga detyrimet e jetës politike parlamentare.

Nuk ja marrim për të madhe pse e ka harruar që e ka miratuar, pasi ajo ishte gënjeshtër për fazën e parë të fushatës. Ajo që është interesante dhe që Berisha përpiqet ta fshehë nga publiku, është arsyeja reale e bojkotit. Berisha dhe çeta e tij, e bojkotoi Kuvendin, pasi nëse ai do të shkonte, ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit do ta lëshonin ceremoninë, në shenjë proteste. Ky ishte një paralajmërim edhe për Ilir Metën.

E marr me mend se ka qenë skenë e sikletshme t’i komunikoje Berishës faktin që “ardhja jote na prish punë”, por me sa duket halli të detyron të bëhesh trim me zor. Dhe për të ruajtur Ilir Metën, që të mos dukej se perëndimi po e bojkotonte edhe atë, Sali Berisha pranoi t’i kthehet zakonit të vjetër të bojkotit, duke harruar statutin e partisë, vetëm që të shmangte poshtërimin publik. Nga ana tjetër, me këtë rast i shpëtonte dhe ceremoninë Ilir Metës, dhe shmangte një lajm të ri të fortë kundër tij, që do ta dëmtonte më shumë se ky bojkoti.

Sidoqoftë dhe këtu nuk i qëndruan të gjithë besnikët në rresht. Disa prej atyre që e kanë një këmbë tek ai, e një këmbë tek PD zyrtare, u shfaqën në Pallat të Brigadave. Në fund të fundit kanë kohë të mendohen se çfarë do bëjnë dhe ata. Por ky nuk është më lajm. Lajm do të ishte boshatisja e ceremonisë nga ambasadorët e perëndimit sapo të shfaqej Berisha aty. Dhe do të merrej njëkohësisht si braktisje dhe për Ilir Metën.

Vetëm për kaq të dy harruan rrahjet sovraniste të gjoksit, harruan “dinjitetin” para ambasadorëve, harruan të mbajnë kokën lart e tu tregojnë vendin perëndimorëve të korruptuar. Dhe njëri, ai që ka mbaruar punë me Perëndimin, bojkotoi duke mos u dalë më përpara. Tjetri i takon për herë të fundit.  

berishes Mero Baze sakrifica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.