Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“S’ka faj, nuk ka ardhur dora e prokurorisë’, Rama thumbon Isa Saken: Ndërton pallate në rërë, por..

18:45 / March 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kavaje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte i pranioshëm sot në inspektimin e punimeve të shkollës, “Charles Telford Erikson” në Golem të Kavajës.

Nga kjo bashki, Rama ka thumbuar kryebashkiakun aktual, Isa Sakja se ai nuk merret me ndërtimin apo rikonstruksionin e konvikteve, por vetëm të ndërtojë pallate në rërë.

“Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë. Ndërkohë bëni projektin ose në qoftë se e keni çuar në bashki ta merrni mbrapsht. Ta bashkojmë shkollën me konviktin dhe të gjithë këtë ta bëjmë si kampus për nxënësit dhe pastaj të shikojmë edhe projektin e shkollës 9 vjeçare Golem. “ –  u shpreh kryeministri.

Shkolla në Golem, nuk frekuentohet vetëm nga nxënësit e zonës. Një interes të madh për t’u shkolluar në të kanë edhe të rinjtë e qyteteve të tjera si Kukësi, Librazhdi etj. Por konviktet të administruara nga bashkia mbeten prej vitesh problematika më e madhe për shkollën.  Shpesh, gjendja e tyre e mjerueshme bëhet pengesë për prindërit që duan të arsimojnë fëmijët e tyre në profilet që shkolla ofron.

“Të treja degët janë degët më të mira që mund të ketë arsimi profesional. Ne, edhe për vetë zonën ku jemi mendojmë që shkolla ti ketë këto degët. I ka pasur historikisht dhe duhet ti ketë. Një interes të madh ka edhe nga nxënës që nuk janë të kësaj zone si Kukësi, Librazhdi, etj. Agrobiznesi dhe veterinaria marrin bursa. Kështu që prindërit janë të interesuar t’i sjellin edhe për bursën, por problemi është akomodimi dhe ky është një minus shumë i madh. Konviktet janë në administrimin e bashkisë dhe janë në gjendje të mjerueshme.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve!

21:40 / July 8, 2026

Fredi Beleri vrer kundër Shqipërisë në PE dhe i “qan” hallin Berishës: S’ka anëtarësim të vendit në BE!

20:19 / July 8, 2026

Zyrtare, Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri! Rutte: Data do të vendoset më vonë

16:00 / July 8, 2026

Beqiri: Albin Kurti i dha mbështetje Berishës, protesta u përdor për interesa politike

12:02 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.