Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Plagosi 19-vjeçarin një vit më parë, merr fund arratia për të riun

14:15 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8893672313955025244
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka rënë në prangat e policisë  Aldo Kodra, i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij plagosi 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit“.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  1. A. K., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Por si ndodhi konflikti mes të rinjve?

Ngjarja ka ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.

Para se të shkrepej arma e zjarrit, ka pasur përplasje mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit.  Ata fillimisht kanë qenë në dy tavolina të ndryshme në një lokal kur nisi edhe sherri mes tyre për motive banale.

Sherri fillimisht nisi me grushta e shkelma ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.