Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rikthehet rritja e normës së interesit në Shqipëri

22:22 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent sejko
????????????????????????????????????
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inflacioni, destabiliteti i çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, rrogat në vendnumëro ose me rritje mjerane, si dhe mungesa e interesit të qytetarëve për të futur kursimet, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë tejet të zymta, Banka e Shqipërisë u detyrua sot që të rrisë normën bazë të interesit.

Në mbledhjen e datës 5 tetor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 2.25%. Sakaq norma e interesit të depozitës njëditore u vendos të rritet në nivelin 1.25%. Kurse norma e interesit të kredisë njëditore u vendos të rritet në nivelin 3.25%.

Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni është rritur shumë duke kapur nivelin 7.5% – 8% dhe paralajmëroi se do të vazhdojë të jetë i lartë për të paktën edhe 2 tremujorët e ardhshëm.

“Inflacioni u rrit në muajt korrik e gusht 2022, duke shënuar vlerat respektive prej 7.5%. Ekonomia shqiptare vijoi rritjen në 6 muajt e parë, por ritmi i rritjes u ngadalësua në 3-mujorin e dytë. Inflacioni do të mbetet i lartë në dy 3-mujorët në vazhdim, por në fillim të 2023 do të fillojë ulja”,- deklaroi guvernatori Sejko.

Inflacioni është një tregues i rëndësishëm që reflekton në jetën e përditshme të qytetarëve. Ndonëse zyrtarisht thuhet se shifra është rrotull 8 për qind, fakt është se çmimet janë rritur shumë më tepër dhe rritja po vijon me hapa galopante.

SHIFRAT KRAHASUESE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 2.25% nga 1.75%, të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.25% nga 0.75%, të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 3.25% nga 2.75%.

Banka interesi Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.