Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani thotë se aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje është një propagandë dhe një qokë që po u bëhet oligarkëve.
“Është propagandë, ndërkohë që lejet vetë i kanë firmosur, dhe nga ana tjetër një amnisti shumë e lirë. Është një qokë që po u bëhet oligarkëve pranë pushtetit”.
Po ashtu ai nënvizon edhe se nëpërmjet këtij aksioni, këto ndërtime pa leje po legalizohen lirë.
“Është një debat për propagandë, se nuk mund të dalë kryeministri dhe të thotë që ka kate pa leje. Nëse janë ndërtime pa leje, janë institucionet që i kontrollon policia dhe Inspektorati i Ndërtimit. Sa inspektorë po hetohen? Arsyeja është për t’i legalizuar lirë këto ndërtime pa leje. Po përpiqen t’i marrin më lehtë këto kate”.