Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

FOTO/ Kongresi Rinor Kombëtar me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

13:48 / October 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 11 at 1.39.53 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kongresi Rinor Kombëtar për herë të parë pati përfaqësues në eventin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së “Paqe në kohë Krize” (Peace in Times of Crisies) që u zhvillua në SHBA. Aktiviteti u mbajt nga Kongresi Rinor Kombetar dhe UNAA me suportin dhe mikpritjen e Misionit të Shqipërise në OKB me mandat në Këshillin e Sigurimit. Klajdi Priska, përfaqësoi Kongresin Rinor Kombëtar, i cili u prezantua para një paneli me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shqiperisë në OKB, ambasadorit të Gjermanisë, ambasadorit të Bashkimit Evropian, UNDP, si dhe në prezencën e të rinjve që përfaqësonin shtetet e tyre si Ukraina, Finlanda, Gjermania, Shqipëria etj.

Gjatë aktivitetit u theksua puna që Kongresi Rinor Kombëtar ka bërë për agjenden “Rinia, Paqja dhe Siguria” së bashku me UNAA në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Dhe gjithashtu u diskutuan rreziqet dhe kërcënimet që Republika e Shqipërisë dhe shqiptarët në Rajon kanë hasur në një moment ku në të gjithë botën ka eskalim të rreziqeve si dhe çfarë po bën ne duke bashkëpunuar me palë të ndryshme si dhe me struktura si motra për t’i paraprirë këtyre rreziqeve. Priska ndau me ne disa detaje nga eventi në SHBA.

“Aktualisht, një hije e reve që përbëhet nga frika dhe kërcënimet është ajo që mbulon pjesën më të madhe të planetit. Në gjithë këtë qiell të zymtë, ne besojmë se më mirë se kushdo, janë të rinjtë ata që mund të gjejnë dritën për t’i ngritur këto re dhe për t’i lënë rrezet të tejçojnë shpresë. Kjo është arsyeja pse, Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë në partneritet me UNAA, në kuadër të TEYC2022 ka punuar përgjatë gjatë vitit të fundit për të krijuar mekanizmat për zbatimin e axhendës së Rinisë, Paqjes dhe Sigurisë në Shqipëri dhe në rajon me homologët tanë”, u shpreh Klajdi Priska, Përgjegjës Politikash, KRK, Koordinator Programi “Rinia bën Ekonomi Krijuese dhe Novacion”, “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

WhatsApp Image 2022 10 11 at 1.39.44 PM
WhatsApp Image 2022 10 11 at 1.39.48 PM
WhatsApp Image 2022 10 11 at 1.39.53 PM

Kongresi Rinor Kombëtar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.