Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrimi i 270 kg kanabis në Shkodër/ Shkon në 34 numri i të ndaluarve

16:53 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KANABISI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shkuar në 34 numri i të arrestuarve nga operacioni “Qarku” në Shkodër, ku u goditi një rast i kultivimit të kanabisit.

Në pranga përfundoi një 32-vjeçari me iniciale M.SH. Gjatë kontrollit në banesë nga uniformat blu, të riut iu gjetën gjet lëndë narkotike të mbjella në vazo si dhe një armë.

“Sekuestrohen gjatë fazës së shtatë: armë, drogë, fidanë narkotikë të kultivuar dhe bimë narkotike në proces tharjeje.

 Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, mbështetur dhe në inteligjencë informative, kanë finalizuar fazën e shtatë të këtij operacioni, si rezultat i së cilës është evidentuar dhe goditur një rast i përshtatjes së ambienteve të banesës, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave elektrike.  

 Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në Dajç, Shkodër, në të cilën shërbimet e Policisë kanë evidentuar një dhomë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

 Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e banesës kanë gjetur 20 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo plastike, bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje dhe lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë rreth 1.2 kg, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me pajisjet elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

 Gjithashtu, gjatë kontrollit të kësaj banese është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. 

 Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi M. Sh., 32 vjeç, banues në Dajç, Shkodër dhe materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

* Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 shtetas, si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celulare”, thuhet në njoftimin e policisë.

operacioni qarku Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.