Të kesh një kujtesë të mirë ndihmon në lehtësimin e punës sonë, performancën e mirë në studime dhe funksionimin e përgjithshëm. Por, të kesh disa momente harrese, aty-këtu, nuk është e pazakontë. “Ndërsa kjo mund të jetë një dukuri krejtësisht normale, të kesh memorie të dobët mund të jetë mjaft zhgënjyese”, shprehet dietologia Anjali Mukerjee.
Pra, si mund ta mprehni kujtesën tuaj dhe të mos lejoni që harresa të prishë funksionimin tuaj të përditshëm? Dietologia Mukerjee sugjeroi nëntë mënyra që mund t’ju ndihmojnë të arrini kujtesën optimale.
Ushtrim mendor
Ekspertët sugjerojnë që të kënaqeni me ushtrime mendore si kuriozitete, lexim, mësimin e një gjuhe të re ose gjëra të vogla pasi “ato mund të jenë të dobishme në rritjen dhe ruajtjen e aktivitetit mendor dhe shkathtësisë”.
Gjumë i mirë
Gjumi cilësor është një nga gjërat më thelbësore në mënyrë që truri të funksionojë siç duhet dhe me efikasitet.
Gjatë gjumit, truri përpunon, ruan dhe konsolidon informacionin. Prandaj, është jetike të bëni 7-8 orë gjumë të qetë në ditë.
Ushqehu shëndetshëm
Gjithçka konsumoni ka një efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e trurit tuaj. Ndaj, konsumoni një dietë të ekuilibruar me fruta dhe perime të freskëta të pasura me antioksidantë, ushqime me omega-3 dhe drithëra fibroze”.
Kufizoni alkoolin
Përveç dëmtimit të shëndetit tuaj fizik, alkooli, kur konsumohet me tepricë, vret qelizat e trurit dhe redukton vigjilencën dhe kujtesën.
Praktikoni meditimin
Meditimi dhe joga dihet se kanë një efekt pozitiv depresiv në mendje. Ato ndihmojnë në “përmirësimin e përqendrimit dhe rritjen e kujtesës”.
Shmangni stresin
Ekspertët thonë se stresi i zgjatur dhe kronik, qoftë fizik apo fiziologjik, mund të jetë katastrofik për kujtesën tonë. “Prandaj, ne mund ta kapërcejmë stresin duke zgjedhur të mos reagojmë në mënyrë dramatike, duke qenë më të organizuar dhe më të disiplinuar në jetë.”
Shmangni abuzimin me substancat narkotike
Kujtesa gjithashtu ndikohet negativisht nga formimi i zakonit dhe veset e varësisë si alkooli, konsumimi i duhanit dhe marrja e drogës.
Abuzimi me drogën ndikon gjithashtu në procesin e rigjenerimit të neuroneve të reja ose qelizave të trurit.