Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Si një budalla mund të bëhet i pasur?”/ Gjiknuri e ofendoi, revoltohet Shehaj: Je një copë hajduti!

18:30 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe ai demokrat Agron Shehaj u përfshinë në një debat të fortë këtë të enjte në Kuvend.

Gjatë fjalës në seancë parlamentare, Gjiknuri ironizoi Shehajn, duke e pyetur që t’i tregonte sekretin sesi “një budalla mund të bëhet i pasur”.

Kjo gjuhë ka revoltuar Shehajn, i cili iu kundërpërgjigj me tone të ashpra nga vendi Gjiknurit.

Gjiknuri: Në fakt më vjen keq, sepse unë nuk erdha këtu për të bërë debat, por sa herë del ky që unë e kam quajtur “idiot i dobishëm”, ia kam thënë mos e shfrytëzo këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur atje, por nuk mund të shmangesh gjatë.  Të them të drejtën ti Agron je rast interesant. Përse? E para, sepse ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh i pasur, me këtë pamjen tënde dhe me ato budallallëqe që nxjerr nga goja?!  Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar dhe unë të simpatizoj, sepse me ty ngjall besimin e shumë njerëzve, sesi mund të bëhesh i pasur për shkak të asaj që ti transmeton. Të kam thënë, po qe për ndërtime, shiko ndërtimin tënd aty te rruga e Ambasadës Holandeze, se ke ndërtuar dhe je i fshehur me emër tjetër. Edhe njëherë po të them mos e zëvendëso gjyqin civil me Parlamentin civil. Paraqitu në gjyq, ik vërteto atje ato shpifjet e tua. Të lutem më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, sepse do i jepje shpresë miliona njerëzve?

Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…

Gjiknuri: Shko në gjyq

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…

Agron Shehaj Damian Gjiknuri kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.