Deputeti socialist Damian Gjiknuri dhe ai demokrat Agron Shehaj u përfshinë në një debat të fortë këtë të enjte në Kuvend.
Gjatë fjalës në seancë parlamentare, Gjiknuri ironizoi Shehajn, duke e pyetur që t’i tregonte sekretin sesi “një budalla mund të bëhet i pasur”.
Kjo gjuhë ka revoltuar Shehajn, i cili iu kundërpërgjigj me tone të ashpra nga vendi Gjiknurit.
Gjiknuri: Në fakt më vjen keq, sepse unë nuk erdha këtu për të bërë debat, por sa herë del ky që unë e kam quajtur “idiot i dobishëm”, ia kam thënë mos e shfrytëzo këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur atje, por nuk mund të shmangesh gjatë. Të them të drejtën ti Agron je rast interesant. Përse? E para, sepse ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh i pasur, me këtë pamjen tënde dhe me ato budallallëqe që nxjerr nga goja?! Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar dhe unë të simpatizoj, sepse me ty ngjall besimin e shumë njerëzve, sesi mund të bëhesh i pasur për shkak të asaj që ti transmeton. Të kam thënë, po qe për ndërtime, shiko ndërtimin tënd aty te rruga e Ambasadës Holandeze, se ke ndërtuar dhe je i fshehur me emër tjetër. Edhe njëherë po të them mos e zëvendëso gjyqin civil me Parlamentin civil. Paraqitu në gjyq, ik vërteto atje ato shpifjet e tua. Të lutem më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, sepse do i jepje shpresë miliona njerëzve?
Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…
Gjiknuri: Shko në gjyq
Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…