Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Armiqtë tanë nuk janë vetëm pushtuesit, por dhe sunduesit

21:40 / November 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve në Tiranë dhe vazhdimi i festimeve në Vlorë, mes liderve të Shqipërisë dhe Kosovës, vlejnë për t’i dhënë solemnitet festës kombëtare të shqiptarëve. Përtej solemnitetit dhe emocioneve kombëtare, protokolli i festimeve të përbashkët duhet të demonstrojë qartë se e ardhmja e sigurtë e shqiptarëve, nuk varet aq shumë nga aleanca me njëri- tjetrin, por nga aftësia e të dy palëve, për të pasur lidership pro-perëndimor në Tiranë dhe Prishtinë.

Siguria kombëtare e shqiptarëve sot, nuk është aleanca formale Tiranë-Prishtinë, por aleanca e Tiranës dhe Prishtinës me Perëndimin.

E thënë më qartë, siguria kombëtare e Shqipërisë si vend i NATO bazohet tek të qenit një shtet demokratik, me zgjedhje të lira dhe i integruar në institucionet evropiane. Kjo nuk vlen vetëm si slogan. Kjo është rrugë e diktuar nga zhvillimet historike të Shqipërisë pas vitit 1990 dhe nga siguria që Shqipëria ka si vend demokratik i anëtarësuar në institucionet evropiane.

“Rreziku” i Shqipërisë, është një lidership anti-perëndimor, një lidership autokrat, dhe mbi të gjitha një devijim nga rruga demokratike, e cila nxit udhëheqësit politik të gjejnë aleanca të tjera, përveç Perëndimit.

Historia ka treguar se izolimi 50 vjeçar i Shqipërisë e çoi atë në aleanca atipike me Beogradin, Rusinë dhe Kinën dhe i humbi Shqipërisë perspektivën e një vendi evropian, duke e gjetur viti 1900, një vend pa fuqi ekonomike, pa dinjitet njerëzor dhe mbi të gjitha me një urrejtje klasore që sillte nevojën e pajtimit kombëtar.

Historia ka treguar po ashtu se sa herë liderët tanë rrezikojnë pushtetin, kthejnë sytë nga errësira. Në vitin 1997, Sali Berisha i përballur me krizën e raporteve me SHBA dhe protestat popullore filloi të mendonte për një alencë me islamin politik të Lindjes, ndërsa sot i përballur me izolimin perëndimor, po përpiqet të provokojë një orientim të ri gjeopolitik të Shqipërisë, që nuk ka më lidhje me SHBA dhe Evropën perëndimore.

Ky është rasti kur siguria kombëtare rrezikohet nga lidershipi politik i një vendi.

I njëjti problem është dhe në Kosovë. Ata që u vranë për lirinë e Kosovës dhe ata që shtruan rrugën e pavarësisë së saj, ja arritën pasi në themel të projektit të tyre vunë liritë njerëzore që garanton sistemi demokratik i Perëndimit. Dhe e fituan atë betejë në emër të Perëndimit.

Çdo përpjekje për të krijuar lider të fortë dhe autoritar në Kosovë, që injoron Perëndimin dhe standardet e tij demokratike, përfshi dhe diskriminimin pozitiv të pakicave në Kosovë, është në fakt një përpjekje kundër sigurisë kombëtare të shqiptarëve.

Liria e shqiptarëve është e garantuar vetëm si liri që vjen nga Perëndimi. Iluzionet se liritë etnike sjellin liri njerëzore është i rremë. Liritë etnike shpesh herë janë kurthe të ndyra diktaturash në emër të kombit. E vetmja liri që barazon qytetarët pa dallim feje e etnie, është lira që vjen nga Perëndimi.

Ndaj shoqëritë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, janë të “dënuara” të jenë demokratike dhe pro-perëndimore. Shqiptarët nuk ja dalin dot të bëjnë shtete diskriminuese për qytetarët e vet apo pakicat brenda tyre, pasi humbasin modelin i cili garanton sigurinë e tyre kombëtare.  Shoqëritë shqiptare janë të sigurta dhe të bashkuara vetëm si shoqëri të lira.

Ndaj 28 nëntori është një ditë për të na përkujtuar se armiqtë tanë nuk janë vetëm ata që na pushtojnë po dhe ata që na sundojnë. Mos i lejoni ata të jenë anti-perëndimorë dhe anti-demokratikë, pasi si të tillë janë thjeshtë antishqiptarë.

armiqte Mero Baze pushtuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.