Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Më shumë lëvizje të policisë dhe të EULEX-it afër barrikadës në veri të Mitrovicës

09:27 / December 29, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shtohen levizjet e policise dhe te EULEX it afer barrikades ne veri te Mitrovices 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizje të shpeshta të automjeteve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it janë parë pranë barrikadës të vendosur dy ditë më parë tek udhëkryqi afër Shkollës Teknike në veri të Mitrovicës.

Barrikada vazhdon të qëndrojë aty, ndërsa shihen edhe persona civilë nga ajo pjesë të cilët kanë shtuar lëvizjet e tyre pranë barrikadës. Nga raportimet në zonë, situata e sigurisë aty paraqitet e qetë. Policët janë duke vazhduar patrullimet nëpër zonat e banuara me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës.

Barrikadat në veri, që u bënë pengesë për lirinë e lëvizjes, duket se po numërojnë orët e fundit. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet nga fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që dha një afat kohor deri të premten mbrëma se kur do të mund të hiqen.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën mbrëma në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026

Gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit

22:20 / November 3, 2026

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

Defekt në makineritë e votimit në Nju Jork, deri në 250 mijë fletë votimi nuk skanohen

20:58 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.