Për herë të parë në lidhje me grabitjen e ndodhur dje në Rinas ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Ndaj thekson Rama, shteti shqiptar do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, thotë Rama.
