Grabitja e sotme në aeroportin e Rinasit për ironi të fatit ka ndodhur vetëm pak kohë pasi aty kanë kaluar Kryeministri dhe Presidenti.
Kryeministri është larguar sot nga aeroporti në orën 11:40 me kompaninë Alitalia në drejtim të Romës.
Nuk bëhet e ditur axhenda e takimeve dhe destinacioni final.
Zyra për mediat nuk e ka komentuar këtë udhëtim të kryeministrit, i cili ka qenë i shoqëruar nga ministri Klosi dhe stafi i tij.
Por pak minuta përpara grabitjes në Rinas pikërisht në orën 14:20 minuta ka zbritur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai ka qenë në Vienë në një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.
Si rregull kur lëvizin krerët e shtetit, masat e kontrollit janë më të larta dhe policia dhe siguria është në gatishmëri, por siç edhe u duk, ata mund të merreshin peng.
