Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kufiri Shqipëri-Greqi, ministri Dendias: Brenda vitit do ecin para procedurat

20:25 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harta kurifi detar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ,nga ambientet e ministrisë së Jashtme, kreu i diplomacisë greke ka folur kryesisht për fazën e re në të cilën kanë hyrë marrëdhëniet greko-turke, ndërsa është pyetur edhe për zhvillimet në marrëveshjen me Shqipërinë për çështjet ende të hapura me Tiranën si përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE, të cilat ende nuk po përfundojnë.

“Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t’ia dorëzojë presidentit të vendit, (me sa dimë, kjo nuk është çështja jonë), një dokument prokure, që t’i jepet mundësia grupit negociator të fillojë diskutimet me ne. Këtë duhet ta përcaktojë kryeministri i Shqipërisë, por mendoj se nuk do të vonohet”, tha Nikos Dendias Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Duke përmendur edhe vizitën e kryeministrit Rama në Athinë para disa ditësh Dendia ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e minoritetit grek.

“Dua t’ju them se Shqipërisë duhet t’i kushtojë vëmendje pala greke. Mendoj se edhe Shqipëria ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, domethënë marrëveshjen-kuadër, apo edhe zgjerimin e ujërave territoriale. Shqipëria ishte ajo që tha drejtpërdrejt se Greqia, e cila nuk shkoi në Shqipëri deri në 12 milje , shkoi në 12 milje, mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale dhe për më tepër në bazë të UNCLOS, të eponojmë një marrëveshje-kuadër në Hagë me të drejta të plota të ishujve. Pra, mendoj se duhet pasur parasysh pozita gjeniale shqiptare”, u shpreh Nikos Dendias Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Dendias ka theksuar se brenda këtij viti pret përparim nga procedurat me presidentin që duhet të kryejë pala shqiptare sa i përket përcaktimit të zonave detare me Shqipërinë,

ministri Dendias Shqipëri-Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.